Ballina Flash

FOTOGALERI/ Elbasani surreal, sakrificë në emër të jetës

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Edhe Elbasani, si çdo qytet tjetër i Shqipërisë, po zbaton me korrektësi e qytetari masat e marra nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore për distancim social, vetëkarantinim dhe respektim të orareve të lëvizjes, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Deri ditën e sotme janë 5 qytetarë të Elbasanit të prekur nga virusi, të cilët po marrin trajtim të specializuar në spitalin Infektiv.

Masat e marra dhe respektimi i tyre nga qytetarët elbasanas kanë krijuar një peizazh surreal për qytetin, që sipas kryebashkiakut Gledian Llatja “zor se do na binte rasti ta shihnim ndonjëherë, por që tregon vullnetin dhe sakrificën në emër të JETËS”.

Kjo fotogaleri vlen sa 1000 fjalë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – 499 viktima nga COVID-19 gjatë 24-orëshit të fundit
Artikulli tjetër30 mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali/ Spiropali: Opozita helm dhe në rastin solemn të historisë se marrëdhënieve me Italinë