Ballina Bota

EKONOMI – Vendet e G20 premtojnë ndihmë për shtetet e varfra

NJU JORK, 31 mars /ATSH-MIA/ – Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të grupit të shteteve më zhvilluara industriale në botë (G20 ) premtuan sot ndihmë për shtetet e varfra të cilat kanë borxhe dhe shtuan se do të ndihmojnë edhe për tregjet në zhvillim që të kufizohen pasojat negative nga pandemia e COVID-19.

Ministrat dhe guvernatorët sot në video-konferencë u takuan disa ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të liderëve të G20 të cilët premtuan 5 000 miliardë dollarë ndihmë për ekonomitë pas parashikimeve për recesion për shkak të pandemisë COVID-19.

Ata gjithashtu përshëndetën edhe planin për ndihmë prej 160 milionë dollarë të Bankës Botërore, thuhet në shënimin e autoriteteve saudite të cilët këtë vit kryesojnë G-20. /os/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Guterres: Bota ende nuk po lufton me efikasitet ndaj pandemisë
Artikulli tjetërKanali i komunikimit urgjent në “shqiperiaqeduam.al/ U kontaktuan mbi 17 821, po i qëndrojmë pranë çdokujt