MOSKË, 30 mars /ATSH-DPA/ – Masa e izolimit që tashmë ka hyrë në fuqi në Moskë duhet të vendoset në të gjithë vendin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, rekomandoi sot kryeministri, Mikhail Mishustin.
Moska, kryeqyteti i vendit dhe qyteti më i madh, urdhëroi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur është absolutisht e nevojshme, në raste për të blerë ushqime apo ilaçe.
Në një takim urgjent, Mishustin deklaroi se qeveritarët rajonalë duhet të hartojnë plane për zbatimin e masave të tilla në rajonet e tyre.
Shumica e 1 500 rasteve me koronavirus të raportuara në Rusi janë regjistruar në Moskë. Kryebashkiaku, Sergei Sobyanin paralajmëroi se numri i rasteve mund të jetë më i lartë. / /sara/






















