JERUZALEM, 29 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-rivali i tij Benny Gantz realizuan sot progres domethënës në negociatat për formimin e një qeverie të unionit dhe urgjencës, në sfondin e krizës së koronavirusit të ri.
Gantz, i cili ka zhvilluar tri fushata zgjedhore në të paktën një vit kundër Netanyahu u zgjodh president i Parlamentit pasi bëri një kthesë të papritur me kryeministrin në ikje.
“Dy drejtuesit biseduan për krijimin e një qeverie të urgjencës kombëtare për të menaxhuar krizën nga koronavirusi dhe sfidat e tjera që po përballet shteti i Izraelit”, theksuan partite e tyre në një komunikatë.
“Progrese domethënëse janë realizuar dhe një takim tjetër do të mbahet gjatë ditës për të arritur në një marrëveshje finale”, sipas komunikatës së Likoud të Netanyahut dhe formacionit të qendrës së Gantz./ /ec/













