Ballina Bota

TURQI – 108 viktima nga COVID-19

ANKARA, 28 mars /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 108.

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri Koca po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në vend është rritur në 7 402, me 1 704 raste të raportuara vetëm në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, 70 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi nga spitalet, ndërsa 445 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 7 641 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve deri më tani është 55 464./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë në Rinas 112 shqiptarë të riatdhesuar nga Italia, 14 ditë në vetëkarantinim të monitoruar
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Bilanci i përditësuar i COVID-19 në botë