TIRANE, 28 mars/ATSH/ Zyra e delegacionit europian në Tiranë ka cituar fjalët e ministrit të Jashtëm Italian, Luigi de Maio i cili në pritjen e ekipit mjekësor shqiptar u shpreh se shpirti i solidaritetit të treguar nga ana e Shqipërisë, është një tjetër arsye pse ky vend duhet t’i përkasë sa më shpejt të jetë e mundur Bashkimit Europian.
“Solidariteti i shfaqur tregon një tjetër arsye të fortë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsia që po tregojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që krijoi Bashkimin Europian”, deklaroi Luigi Di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.
30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.
Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19. z,tosku.






















