Ballina Bota

SPANJË – Mbi 4 000 viktima nga COVID-19

OVIEDO, 26 mars /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 arriti në 4 089, ndërsa gjithsej janë konfirmuar 56 188 raste.

Numri i viktimave brenda 24 orëve arriti në 655 ndërsa numri i rasteve të konfiruara në 8 578.

Me 738 vdekje të regjistruara dje, Spanja tejkaloi Kinën për numrin e viktimave dhe regjistroi numër më të madh se Italia të vdekjeve brenda një dite.

Gjithsej në Spanjë janë shëruar 7 015 pacientë me COVID-19, ndërsa mbi 3 600 ndodhen nën kujdesin intensiv. / /sara/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Policia kërcënon me moskryerjen e kontrolleve për shkak të mungesës së maskave
Artikulli tjetërAUSTRI – Ekonomia në recession prej 2,5% në 2020 si pasojë e COVID-19