RIAD, 26 mars /ATSH-DPA/ – Mbreti saudit, Salman zhvilloi sot një samit virtual me vendet e G20 lidhur me pandeminë globale të koronavirusit duke bërë thirrje për përgjigje globale ndaj krizës shëndetësore.
“Kjo krizë njerëzore kërkon përgjigje globale. Bota mbështetet tek ne që të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë në mënyrë që të përballemi me këtë sfidë”, deklaroi ai në hapjen e e takimit nëpërmjet një videokonference.
Këtë vit, Arabia Saudite mban presidencën e G20. / /sara/























