MADRID, 24 mars /ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi një numër rekord të të vdekurve në 24 orë si pasojë e koronavirusit me 514 të vdekur të tjerë duke e çuar bilancin në 2 696, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i rasteve të konfirmuara po i afrohet 40 000 personave me 39.673, ndërkohë që autoritetet kanë rritur numrin e testeve.
Ky bilanc i ri u publikua ndërkohë që qeveria socialiste e Pedro Sanchez do të kërkojë sot në Parlament shtyrjen deri më 11 prill të kufizimit të spanjollëve, dekretuar më 14 mars./ /ec/












