DUBAI, 23 mars /ATSH-DPA/ – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabia Saudite vendosën më shumë kufizime në fluturimet dhe aktivitetet e qytetarëve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot në mëngjes se të gjitha fluturimet dhe tranzitet e linjës ajrore do të pezullohen për dy javë. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda 48- orëve.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM, fluturimet e mallrave dhe evakuimit emergjent do të përjashtoheshin nga masa.
Linja ajrore “Emiratet” njoftoi gjithashtu se do të ndalonte shumicën e fluturimeve nga e mërkura. / /sara/












