Ballina Bota

KILI – Qeveria vendos shtetrrethimin kundër COVID-19

SANTIAGO, 22 mars /ATSH-FP/ – Qeveria kiliane ka dekretuar shtetrrethimin gjatë gjithë natës në vendin latinoamerikan duke filluar nga sot në mbrëmje.

Kili ka regjistruar deri tani 632 raste të konfirmuara, përfshirë një vdekje.

“Presidenti dekretoi duke filluar nga sot vendosjen e një shtetrrethimi në të gjithë territorin kombëtar, nga ora 22:00 deri në 05:00″, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Jaime Manalich, gjatë një konferencë shtypi në pallatin ”Moneda”, ku është e vendosur qeveria kiliane, në Santiago./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrë Vajgurore/ Të moshuarve iu dërgohen barnat në banesa
Artikulli tjetërFotogaleri-Elbasani sot, qytetarët i përgjigjen thirrjes për të qëndruar në banesa