Urë Vajgurore/ Të moshuarve iu dërgohen barnat në banesa

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Për të mbrojtur të moshuarit mbi 65 vjeç nga virusi COVID-19, profesionistët e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Urën Vajgurore, në bashkëpunim me farmacitë po mundësojnë dërgimin e barnave ne banesë.

Kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj i bëri apel qytetarëve të cilët kanë pyetje lidhur me ilacet, të telefonojnë mjekun e kujdesit parësor sipas zonës që u përkasin.

‘ Nëse keni pyetje të tjera për ilaçet, merrni mjekun e kujdesit parësor sipas zonës që ju përket. Për të mos mbingarkuar nr.127 të Urgjencës Kombëtare, ju keni në dispozicion numrin jeshil 0800 4040, ku mund të kërkoni sqarime që nuk lidhen me një urgjencë shëndetësore. Nëse nuk jeni të moshuar mbi 65 vjeç, drejtohuni në një farmacitë që ndodhen në qytetin tonë për të marrë medikamentet që ju nevojiten”, -thotë Memaj.

Sipas saj, bashkia e Urës Vajgurore është vënë në dispozicion të të moshuarve, pensionistëve të vetmtuar për t”iu ardhur në ndihmë për nevojat e tyre ne këto ditë të vështira të situatës së krijuar prej koronavirusit. z.tosku/

me

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.