Ballina Bota

MJEKESI – Mbi 11 mijë të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

LONDER, 21 mars /ATSH-AA/ – Në të gjithë botën ka tejkaluar 11 000 numri i personave që kanë vdekur për shkak të koronavirusit të ri Covid-19.

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 11.417 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë vdekur më shumë persona” nga koronavirusi me 4.032 vdekje.

Pas Italisë, në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.255 vdekje.

Ndërkohë, Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 1.433 persona. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson urdhëron mbylljen e klubeve dhe restoranteve në të gjithë vendin
Artikulli tjetërVIDEO/ Dy pacientët bëhen gati të lënë spitalin, Manastirliu përgëzon mjekët e infektivit