PARIS, 21 mars /ATSH-AFP/ – Vlerësime të reja, masa të reja, ky është përditësimi mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19.
- Pothuajse një miliard persona të mbyllur në shtëpi.
- Më shumë se 900 milionë njerëz në më shumë se 35 vende të botës janë lajmëruar të qëndrojnë në shtëpi nga autoritetet.
- Shumica i janë nënshtruar një kufizimi të detyrueshëm, si në Francë dhe Itali.
- Pjesa tjetër i është nënshtruar thirrjes shtetërore, karantinës ose thirrjeve joshtrënguese, për të mos dalë nga shtëpitë.
- Mbi 12 000 të vdekur në të gjithë botë.
- Më shumë se 291 420 raste infektimi dhe 12 725 të vdekur u regjistruan sot në 165 vende dhe territore të botës.
- Italia ka 4 825 vdekje për 53 578 raste të konfirmuara (përfshirë më shumë se 6 000 shërime). Kina ka 81 008 raste, përfshirë 3 255 vdekje (71 740 shërime).
- Vendet ku më shumë viktima pas Italisë dhe Kinës janë Irani me 1 556 vdekje për 20 610 raste, Spanja me 1 326 vdekje për 24 926 raste, Franca me 562 vdekje për 14 459 raste dhe SHBA me 278 të vdekur për 22 177 raste./ a.jor.












