Ballina Bota

BRUKSEL- BE pezullon rregullat e disiplinës buxhetore

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-AFP/- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot pezullimin e rregullave të disiplinës buxhetore të BE-së, një masë e re që do t’i lejojë shtetet anëtare të shpenzojnë aq sa është e nevojshme për të luftuar pasojat ekonomike të koronavirusit.

“Sot dhe kjo është e re dhe nuk është bërë kurrë më parë, ne po aplikojmë klauzolën e përgjithshme nënçmuese, e cila lejon që këto rregulla të pezullohen”, tha von der Leyen në një video të postuar në Twitter.

Brukseli tashmë kishte premtuar javën e kaluar një fleksibilitet maksimal në zbatimin e Paktit, një lehtësim për Italinë, me financat tashmë të rraskapitura, por që nuk u vlerësua e mjaftueshme përballë pasojave katastrofike ekonomike të pandemisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Pompeo: Kufizohen udhëtimet SHBA-Meksikë
Artikulli tjetërZVICËR – 5 000 raste me COVID-19 dhe 43 viktima