Ballina Bota

ARABI SAUDITE – Pezullohet lëvizja e automjeteve

RIAD, 20 mars /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite do të pezullojë të gjitha fluturimet e brendshme, autobusët, taksitë dhe trenat për 14 ditë, si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit.

Agjencia shtoi se masa, që hyn nesër në fuqi, përjashton fluturimet humanitare dhe private, si dhe aplikacionet për ndarjen e udhëtimeve dhe autobusët që transportojnë punonjës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 70 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 344. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërohet nga COVID-19/ Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero, negativ edhe një i prekur tjetër
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Habit teknologjia kineze: Inteligjencë artificiale dhe dronë në luftën ndaj COVID-19