Ballina Flash

Nis mësimi online edhe nëpër universitete

TIRANË, 19 mars/ATSH/ -Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, njoftoi sot se, “30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”,

“Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple”, nënvizoi ajo ndërsa përgëzoi Universitetin për nismën e ndërmarrë.

“Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks. 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin. Bravo UAMD”, thekson ministrja Shahini.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Trajtimi antimalarje ka dhënë rezultate inkurajuese kundër koronavirusit
Artikulli tjetërMJEKESI – Personat me grupin e gjakut “A” më të ekspozuar ndaj Covid-19