Ballina Bota

IRLANDË – Më shumë se 30 000 vullnetarë për luftën kundër COVID-19

DUBLIN, 19 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 30 000 persona iu përgjigjën thirrjes së qeverisë irlandeze , që kërkon të rekrutojë personel shëndetësor dhe vullnetarë të tjerë për të kontribuar në luftën kundër koronavirusit të ri, theksuan sot autoritetet.

“Më shumë se 30 000 persona janë shprehur të gatshëm në kuadër të këtij rekrutimi për krizën që filloi të martën për t’i bërë ballë epidemisë, që nuk resht së përhapuri”, theksoi zyrtarja e burimeve njerëzore të shërbimit publik shëndetësor irlandez “Health Service Executive” (HSE), Anne Marie Hoey.

“Në këtë moment ne po zhvillojmë shërbimin tone sa më shpejt për t’iu përgjigjur situates së re të krijuar nga COVID-19”, shtoi ajo.

“Ne po përgatitemi për një rritje të ndjeshme”, nënvizoi ajo për televizionin publik irlandez RTE./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMamaja shqiptare ushqime dhe ëmbëlsira për personelin mjekësor italianë: Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj
Artikulli tjetërFOKUS- A po e ndryshon pandemia e koronavirusit sistemin global edukativ?