PAKISTAN – Konfirmohet viktima e parë nga COVID-19

ISLAMABAD, 18 mars /ATSH-DPA/ – Pakistani konfirmoi sot viktimën e parë nga koronavirusi, pasi numri i të infektuarve arriti në rreth 300 gjatë 48 orëve të kaluara, deklaruan zyrtarët.

“Pacienti 50-vjeçar, i cili vdiq në provincën veriperëndimore të Khyber-Pakhtunkhwa, ishte kthyer një javë më parë nga Arabia Saudite”, theksoi ministri rajonal i Shëndetësisë, Taimur Jhagra.

Mjeku në qytetin ku gjendej pacienti shtoi se ky i fundit nuk mund të shpëtohej, pavarësisht se ishte vendosur në një respirator. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.