Ballina Bota

MV – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit

SHKUP, 18 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Në një adresim për publikun, presidenti Pendarovski tha se vendimi i tij është bazuar në kushtetutë, e cila parashikon një mundësi të tillë nëse parlamenti nuk mund të mblidhet.

“Kam marrë vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për mbrojtjen dhe menaxhimin e pasojave të përhapjes së COVID-19. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë”, theksoi Pendarovski.

Para mbarimit të këtyre 30 ditëve, ai deklaroi se pret që qeveria t’i paraqesë një raport të detajuar mbi efektet e masave të marra deri tani dhe një propozim për zgjatjen e mundshme të gjendjes së jashtëzakonshme me 30 ditë shtesë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Masat shtrënguese, të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli ndalon hyrjen e vizitorëve për shkak të koronavirusit