ROME, 18 mars /ATSH-ANSA/- Italia vendos masa të rënda ndaj të gjithë atyre që shkelin vetëkarantimin. Kështu, kushdo që del nga shtëpia, pa autorizim dhe pa një arsye të mirëjustifikuar, si për të blerë ilaçe apo ushqime, do të dënohet me 12 vjet burg, sipas vendimit tw marrë këtë mëngjes, në kushtet kur numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet.
Janw një milion persona të kontrolluar dhe 43 mijë denonvime, bilanci i javës së parë të kontrolleve të kryera nga agjensitë e zbatimit të ligjit pas masave për të përmirësuar përhapjen e Coronavirus, sipas të dhënave nga ministria se Brendshme.
Pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me qytetarët të cilët kanë shkelur nenin 650 të Kodit Penal, pasi nuk kanë përmbushur një dispozitë të autoriteteve.
Dje u kontrolluan 187.455 persona: 8,089 u denoncuan sipas nenit 650, dhe 204 të tjerë për mashtrim ndaj një zyrtar publik. Në të njëjtën ditë, u kontrolluan 111.512 biznese: 154 biznese u denoncuan dhe 33 u pezulluan. /os/























