Ballina Bota

GJERMANI – BMW ndalon totalisht prodhimin

MYNIH, 18 mars /ATSH-DPA/ – Kompania e famshme e prodhimit të makinave, gjiganti gjerman BMW deklaroi se po ndalon të gjithë prodhimin në Europë për katër javë, pasi kriza e koronavirusit ndikon kërkesën në tregjet kryesore të automjeteve, prish zinxhirët e furnizimit dhe kërcënon shëndetin e punëtorëve.

“Duke filluar nga sot, ne do të mbyllim fabrikat tona të makinave dhe fabrikën e Rosslynit, në Afrikën e Jugut. Ndërprerja në prodhim planifikohet aktualisht deri më 19 prill”, tha sot shefi ekzekutiv i BMW, Oliver Zipse.

Njoftimi i kompanisë me qendër në Mynih pason lëvizje të ngjashme nga konkurrentët e saj në Gjermani dhe jashtë saj.

Dje, Daimler dhe Volkswagen Group, duke përfshirë filialin e saj Audi, gjithashtu njoftuan ndaljet e përkohshme të prodhimit.

”Tre kompanitë amerikane – General Motors, Fiat Chrysler dhe Ford – gjithashtu do të fillojnë një mbyllje të pjesshme”, tha sindikata e punëtorëve amerikanë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFutboll- Pas Euro 2020, UEFA shtyn edhe 3 kompeticione të tjera
Artikulli tjetërCOVID-19/Rama ndan mesazhin e virologut italian: Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv