UASHINGTON, 17 mars /ATSH-DPA/ – Kompania e transportit, Uber njoftoi pezullimin e shërbimit të ndarjes së udhëtimit “carpooling”, në SHBA dhe Kanada për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Shërbimi “carpooling” ofron udhëtime më të lira duke bërë të mundur ndarjen e udhëtimit për në destinacion.
“Qëllimi ynë në Uber është të ndihmojmë në uljen e përhapjes së virusit në qytetet ku ne shërbejmë”, deklaroi Andrew Macdonald, një nënkryetar i Uber.
Masa erdhi si pasojë e kërkesës së disa shoferëve të kompanisë për të pezulluar shërbimin e ndarjes së udhëtimit, si pasojë e shqetësimeve shqndetësore. / /sara/























