Ballina Ekonomi

INSTAT: Importet nga vendet e BE-së zënë 56.7% të vëllimit

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 64%, të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, në shkurt të këtij viti eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79.3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56.7% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (33.3%), Greqia (7.2%), Gjermania (6.7%) dhe Turqia (6.6%).

Për periudhën dymujore shkëmbimet tregtare me vendet e BE zunë 64.2% të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, gjatë 2 muajve të parë të vitit eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80.6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55.9% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë edhe gjatë 2 mujorit janë: Italia (33%), Greqia (7.8%), Gjermania (6.9%) dhe Turqia (6.8%)
a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVE – OBSH: Jo ibuprofen nëse dyshoni se keni COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/-AZHBR shtyn aplikimet për grantet e financimit të fermerëve