Ballina Bota

FRANCË – Kufizohet shitja e paracetamolit

PARIS, 17 mars /ATSH-AFP/- Shitja e paracetamolit, e rekomanduar për të luftuar simptomat e koronavirusit, do të kufizohet në farmacitë franceze dhe do të pezullohet në internet nga nesër, njoftoi Agjencia e Barnave (ANSM).

Shitja do të jetë e kufizuar në një kuti për person pa simptoma ose dy kuti në rast ethesh ose dhimbjesh, shton agjensia e cila është e shqetësuar për rreziqet e ruajtjes së panevojshme në dëm të atyre që kanë nevojë për të.

“Në rast dhimbjeje dhe / ose ethe, veçanërisht në kontekstin e COVID-19, përdorimi i paracetamolit duhet të privilegjohet duke respektuar rregullat e përdorimit të mirë”, kujtoi agjencia shëndetësore.

Që nga njoftimi i masave të para kufizuese në Francë, përfshirë fjalimin e parë të presidentit Macron të enjten e kaluar, që njoftoi mbylljen e shkollave, shumë francezë kanë filluar të rezervojnë ushqime dhe ilaçe dhe supermarketet e farmacitë shpesh janë grabitur ./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars do të kryhet, Ambasada shqiptarëve të bllokuar: Prenotoni
Artikulli tjetër“BE nuk do të tërhiqet nga ndihma e premtuar për Rindërtimin”/ Dje u hap gara për ndërtimin e 59 shkollave