SAN FRANCISKO, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Një faqe interneti ekskluzivisht për t’iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve dhe një hartë interaktive që gjurmon pandeminë.
Këto janë iniciativat e vendosura nga Google dhe Microsoft për t’i ardhur sadopak në ndihmë përdoruesve në luftën ndaj koronavirusit.
Këto faqe do të jenë aktive vetëm për Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe jo për të gjithë SHBA, siç kishte njoftuar presidenti Donald Trump.
Google është duke u partnerizuar me qeverinë amerikane për një site mbi Covid-19 që ofron informacion mbarëkombëtar për informacione të pandemisë.
”Ai do të përmbajë këshilla parandaluese, lidhje me burime autoritative siç është OBSH dhe një varg burimesh për qytetarët, mësuesit dhe bizneset”, theksoi Pichai. /os/ a.jor.























