Ballina Bota

AUSTRALI – Bursa humbje historike prej 9,7% në mbyllje

SIDNEJ, 16 mars /ATSH-AFP/ – Bursa australiane regjistroi sot një rënie rekord prej 9,7% në mbyllje, ndërkohë që tregjet botërore janë goditur nga frika përsa i përket ndikimit ekonomik të koronavirusit të ri.

Indeksi ASX 200, barometri i tregjeve australiane, u mbyll me një rënie nga 537,30 pikë në 5.002,00 pikë.

Sektorët e industrise dhe energjisë janë më të prekurat pasi kanë regjistruar humbje prej më shumë se 15%.

Këto humbje janë në përputhje me rënien e regjistruar në të gjithë rajonin e Azisë dhe sipas CommSec, një filial i Bankës së Commonwealth të Australisë, njoftimet e fundit nga bankat qendrore nuk kanë ndihmuar për të rikthyer besimin e investitorëve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ “Akademi.al” ofron 900 mësime falas, Veliaj: Çuna ekselentë si Çela po ndihmojnë në situatën e krijuar
Artikulli tjetërNë RTSH Shkollë, leksione online të matematikës për nxënësit e klasave 1-3