Ballina Bota

AUSTRI – Masa drastike për parandalimin e COVID-19

VJENË, 15 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria austriake shtrëngoi sot masat e kufizimeve për jetën publike, duke ndaluar grupimet e më shumë se pesë personave.

Lejohen vetëm lëvizjet për arsye shumë të nevojshme.

“I kërkoj njerëzve të izolohen, të lëvizin vetëm për arsye të domosdoshmërisë së parë, si edhe të kufizojnë kontaktet e tyre me ata të cilët jetojnë”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Qeveria ka planifikuar të bëjë kontroll policor për zbatimin e masave./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Berlini ndalon të gjitha tubimet publike dhe private
Artikulli tjetërSkadimi i taksave të automjeteve, Gonxhja për ATSH: Nuk do ketë penalitete