Ballina Bota

AUSTRALI – Morrison: Kushdo që hyn në vend do të karantinohet

SIDNEJ, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Kushdo që mbërrin në Australi sot, do të përballet me një izolim të detyrueshëm 14-ditor në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri Scott Morrison.

“Do të duhet të mësohemi me të tilla ndryshime në mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë”, theksoi Morrison.

Kryeministri gjithashtu sqaroi se të gjitha anijet e lundrimit do të kontrollohen dhe se “fluksi i vizitorëve do të ulet ndjeshëm dhe shumë shpejt”.

“Nëse një i njohur i juaji kthehet nga Bali dhe pastaj shkon në punë dhe ulet pranë jush, atëherë ai kryen një krim,” shtoi Scott./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat ndaj COVID 19/ Si do funksionojnë kufizimet në qarkullim, Policia jep oraret e lëvizjes
Artikulli tjetërBardhi: Shkarkimi i mjekut, verbëri politike