UASHINGTON, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Bill Gates largohet nga bordi i Microsoft-it, gjiganti që ai e themeloi, për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të tij filantropike si shëndetësia, ndryshimi i klimës, arsimi dhe zhvillimi.
Njoftimi i Microsoft vjen në befasi dhe pas lamtumirës pas 15 vjetësh edhe bordit të Berkshire Hathaway, të mikut të tij Warren Buffett.
Miliarderi Gates do të zëvendësohet nga Ken Chenault, ish-CEO i American Express.
“Ka qenë një nder dhe një privilegj të punosh dhe mësosh nga Billi ndër vite”, thotë shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella.
“Në emër të aksionarëve dhe bordit të drejtorëve, unë dua të falënderoj Billin për kontributin e tij në Microsoft”, thotë kryetari i pavarur i bordit John Thompson. /os/ a.jor.























