Ballina Flash

SOFT NEWS – Ke COVID-19? Mbyll bashkëshorten në… tualet!

LITUANI, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Je me koronavirus dhe nuk ma ke thënë?

Kështu iu drejtua një burrë bashkëshortes në Lituani dhe e mbylli më pas në tualet.

”Ai detyroi bashkëshorten që t’i telefonojë edhe policisë”, shkruhet në gazetën italiane ”Rasegna”.

“Paniku nga COVID-19 mund të krijojë edhe shaka të hidhura, veçanërisht nëse kihet frikë se një nga njerëzit me të cilët jetojmë është i infektuar”, shkruan gazeta.

Mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë situatë hipotetike është padyshim qetësia, ajo që i mungonte një burri nga qyteti Vilnius, në Lituani, i cili nga frika se gruaja e tij ishte infektuar nga koronavirusi i ri, mori një vendim mjaft drastik, duke e karantinuar atë në tualetin e shtëpisë.

Gruaja, në pamundësi për të bindur burrin e saj për të hapur derën, nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të thërriste policinë.

Ajo u la e lirë vetëm pas mbërritjes së agjentëve të policisë. Burri u justifikua duke thënë se kishte vepruar sipas këshillave të mjekëve mbi distancimin nga personat e infektuar. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – 17 vjet shoqe të ngushta, pa e ditur se ishin… motra!
Artikulli tjetërNë RTSH Shkollë, nis leksioni online për 6 deri në klasën 12