PARIS, 13 mars /ATSH-DPA/ – Muzeu i Luvrit njoftoi sot se do të mbyllë dyert e tij për vizitorët, në përputhje me rregullat e reja të vëna nga qeveria për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Muzeu më i vizituar i kryeqytetit francez, shtëpia e pikturës së famshme “Mona Liza”, do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim tjetër.
Vendimi për mbylljen e Luvrit u mor pas njoftimit të kryeministrit Edouard Philippe për të ndaluar grumbullimet publike të më shumë se 100 personave./ /ervo/ a.jor.





















