PARIS, 13 mars /ATSH-DPA/ – Drejtuesit e G7-ës, vendet më të industrializuara të botës, do të mbajnë një samit videokonferencash të hënën për të diskutuar koronavirusin, tha në një tuit presidenti francez, Emmanuel Macron.
Macron thotë se vendimi është marrë pas diskutimeve me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe drejtues të tjerë të grupit, të përbërë nga ekonomitë më të mëdha perëndimore dhe Japonia.
“Ne do të koordinojmë përpjekjet tona për një vaksinë dhe trajtime dhe do të punojmë për një përgjigje ekonomike dhe financiare”, tha Macron./ /ec/ a.jor.






















