PRISHTINË, 13 mars/ATSH/ Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një dalje për mediet informoi se edhe në Kosovë janë zbuluar dy rastet e para me koronavirus.
Pas analizava të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftohet se dy pacientë të dyshuar në Klinikën Infektive të Kosovës, respektivisht një person i moshës 77-vjeçare nga komuna e Vitisë, shtetas kosovar dhe një shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, rezultuan pozitivë me koronavirusin COVID-19.
Kështu edhe Kosova i shtohet hartës së Europës të vendeve të prekura nga ky virus, i cili tashmë është kthyer në pandemi botërore.





















