TIRANË, 12 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se të gjitha pikat e kujdesit ndaj klientit si dhe arka do të jenë të mbyllura deri të hënën.
“Bazuar në udhëzimin për lëvizjen e kufizuar më 13-15 mars 2020 në Republikën e Shqipërisë, njoftojmë se ambientet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) dhe ARKA do të jene te mbyllura gjatë datave 13, 14 dhe 15 mars 2020”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Aktiviteti rifillon ditën e hënë, 16 mars 2020 sipas udhëzimeve dhe masave të fundit.
Po ashtu, OSSH ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrjetin elektrik (remontet, investime), përjashto rastet e defekteve, me qëllim furnizimin normal me energji elektrike./a.gjonaj/























