NJU JORK, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Aktori i njohur amerikan, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson rezultuan pozitiv me koronavirusin.
Çifti ndodhej në Australi për një film kushtuar Elvis Presley-t kur u testuan dhe dolën pozitiv.
Tom dhe Rita janë aktorët e parë të famshëm që kanë njoftuar se janë goditur nga kjo pandemi.
“Jemi në izolim dhe do t’ju informojmë më vonë për gjendjen”, tha aktori.
“Do të izolohemi për aq kohë sa është e nevojshme për shëndetin dhe sigurinë publike”, theksoi ai./ a.jor.























