COVID-19/ Mesazh për respektimin e rregullave të reja edhe në gjuhën e shenjave

 

 

TIRANË, 12 mars/ATSH/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka përcjellë një mesazh sot për respektimin e rregullave të reja, edhe në gjuhën e shenjave për personat me aftësi ndryshe.

“Respektoni rregullat e reja❗️Kufizoni lëvizjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ky mesazh përcillet edhe në gjuhën e shenjave për personat me aftësi ndryshe”, -thotë Manastirliu.

1- Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datën 3 prill.

2- Mbyllen diskot, lokalet e natës, ambientet për argëtim, si qendra sociale, palestra , pishina deri në 3 prill.

3- Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku metër qytetarët nga njëri tjetri.

4- Pezullohen të gjithë procedurat për konkurset për procedurat për punësim.

5- Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 mars

6- Ndalohet grumbullimi i pacientëve shoqëruesve dhe familjarëve ne qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

7- Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.