MONTREAL, 12 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau thotë se ai dhe bashkëshortja, Sophie Gregoire Trudeau, do të vetëkarantinohen, pasi kjo e fundit filloi të shfaqë simptoma të buta gripi, pas një udhëtimi në Londër.
”Sophie Gregoire Trudeau menjëherë kërkoi këshilla mjekësore dhe po testohet për virusin Covid-19”, sipas zyrës së kryeministrit.
“Ajo është duke u izoluar në shtëpi në pritje të rezultateve të testit dhe simptomat e saj janë zbehur”, shtoi deklarata.
“Këshillat e mjekut për kryeministrin është që të vazhdojë aktivitetet e përditshme duke pasur parasysh se ai nuk po shfaq simptoma vetë”, sipas saj./ a.jor.






















