TIRANË, 11 mars/ATSH/ 90% e studentëve janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se dezinfektimi po vijon në të gjitha konviktet. Ai thotë se 90% e studentëve janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe ka mbetur vetëm një pjesë e studentëve të mjekësisë të cilët po kryejnë praktikën në QSUT.
“Por, ata që janë në vitin e fundit të Mjekësisë, e po ndjekin praktikën në QSUT, apo ata që nuk kanë një shtëpi tjetër, do vazhdojnë të shërbehen në konvikte. Ne – higjienën publike, studentët – personalen”, thotë Veliaj.
/z.tosku/






















