FOKUS – Tregjet globale skeptike pavarësisht masave financiare

PARIS, 11 mars /ATSH-AFP/- Në pritje të detajeve të planit për të mbështetur ekonominë amerikane dhe të takimit të nesërm të BQE-së, tregjet financiare në Europë dhe SHBA humbën sërish terren sot, pavarësisht njoftimeve të ndryshme ambicioze, përfshirë atë të Bankës së Anglisë.

“Rënia e sotme e tregut favorizohet nga informacione sipas të cilave Shtëpia e Bardhë është e pavendosur në lidhje me masat për mbështetjen ekonomike që do të vihen në zbatim për të përballuar pasojat e koronavirusit”, tha Patrick O’Hare i “Brifing”.

Mesatarja industriale e Dow Jones ra 3,84 %, Nasdaq ra me 3,20 % dhe indeksi i gjerë S&P 500 me 3,54 %.

Tregjet europiane të aksioneve, pasi u siguruan në hapje nga njoftimet e Britanisë së Madhe, u mbyllën kryesisht përsëri në rënie.

Parisi ra me -0,57%, Frankfurti -0,96%, Londra me -1,40 %, Madrid me -0,34%.

Megithatë, nga masa ambicioze italiane, plani prej 25 miliardë eurosh, Bursën e Milanos pati një rritje të lehtë + 0,33%.

Shkalla e uljes së normës britanike është më e madhja që nga fillimi i vitit 2009, në kulmin e krizës financiare ndërkombëtare.

Normat po rikthehen në nivelin e tyre më të ulët historik, një nivel që pritej në muajt pas votimit të Brexit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.