Ballina Flash

COVID-19/ Shkodër, vijon puna për dezinfektimin e ambienteve publike

 

TIRANË, 11 mars/ATSH/- Bashkia e Shkodrës vijon punën për dezinfektimin e të gjitha ambienteve publike me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjatë ditës së sotme është kryer dezinfektimi dhe larja e pendonaleve. Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”.

Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e bashkisë së Shkodrës.

Në shumë ambiente publike dhe institucione, në të gjitha bashkitë e vendit vijon dezinfektimi.

Ndërkohë institucionet që ofrojnë shërbime publike kanë nxjerrë udhëzimet se ku të drejtohen qytetarët për të shmangur sportelet. Po ashtu, po dezinfektohen edhe mjetet e transportit publik./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – ”Aramco” rrit prodhimin e naftës pas bisedës mes Trump dhe Bin Salman
Artikulli tjetërOperacioni “Vol-Vo 4″/ Kapet i shpalluri në kërkim në Lezhë