Ballina Bota

WUHAN – Mbyllen të gjitha spitalet e hapura për COVID-19

WUHAN, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet e Wuhanit, kryeqyteti i provincës kineze Hubei dhe epiqendra e epidemisë COVID-19, ka mbyllur dy spitalet e fundit, të hapura si struktura të përkohshme dhe të ngritura për të akomoduar pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Gjithsej 16 struktura lehtësuese për këtë shpërthim virusi u mbyllën përfundimisht në qytet.

Dyzet e nëntë pacientët e fundit u larguan sot nga spitali ”Wuchang”.

”Epidemia e koronavirusit të ri është kufizuar në epiqendër dhe është nën kontroll”, deklaroi sot presidenti kinez, Xi Jinping, në vizitën e parë që nga shpërthimi i krizës në Wuhan, qyteti nga i cili filloi infeksioni.

Xi premtoi “një betejë të vendosur për fitoren në luftën kundër koronavirusit”.

”Duhen përpjekje vendimtare, të forta dhe të përpikta për parandalimin dhe kontrollin në mbrojtje të Hubeit dhe Wuhanit”, theksoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan videon sensibilizuese të Lorik Canës: Higjienë, kufizim i kontakteve fizike dhe mbrojtje nga infodemia
Artikulli tjetërCOVID- 19/ Bashkia Mat dezinfekton institucionet arsimore