Ballina Aktualitet

Cakaj takon Morton: Mbretëria e Bashkuar mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal

TIRANË, 10 mars /ATSH/ – Mbretëria e Bashkuar mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal

Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me ministren për Fqinjësinë Europiane të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

“Pavarësisht largimit nga BE, Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, theksoi Cakaj.

Më tej, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për mbështetjen e saj dhënë Shqipërisë në të gjitha fazat e zhvillimeve demokratike dhe në aspiratat e patjetërsueshme europiane.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, ministri i Jashtëm në detyrë Cakaj u shpreh se, bashkërisht me ministren Morton, vlerësuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me disa marrëveshje të reja dhe gjithashtu u pajtuan për të shtuar komunikimin në një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt/ Balla: Përdorin koronavirusin për të shpërndarë panik
Artikulli tjetërPlatforma mësimore Akademi.al/ Shahini: Gjeni 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12