Ballina Flash

Bashkia Lezhë uron 8 marsin me kartolinën më të bukur

 

 

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Bashkia Lezhë ka uruar sot 8 marsin për gjithë gratë dhe vajzat nëpërmjet një video mjaft domethënëse.

Në videon e shpërndarë nga bashkia shihen nënat dhe vajzat e tyre duke u argëtuar me njëra-tjetrën.

Vajzat luajnë në violinë nota të ngrohta për nënat e tyre, gjithashtu bëjnë kurora me lule duke ja vendosur në kokë për ti treguar dhe njëherë që nënat janë motivi më i shtrenjtë në jetën e tyre.

Gjithashtu në video shihen dhe momente mjaft emocionuese të përqafimeve mes nënave dhe fëmijëve të tyre.

Video përmbyllet me një mesazh mjaft domethënës, “Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij”.

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoria e Transportit Rrugor feston ndryshe 8 Marsin
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 mars 2020