Drejtoria e Transportit Rrugor feston ndryshe 8 Marsin

TIRANË, 8 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/- “Festojmë 8 Marsin ndryshe me mikeshat tona të dashura: Julinda Dhame, Eni Daka Xheni Hallulli, Alexia Karaguni, Balina Bodinaku, të cilat udhëtojnë mes kujtimesh automobilistike, sfidojnë tabutë dhe stigmën e pasioneve të ndara sipas gjinive!”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

“Faleminderit për mesazhet e bukura dhe kuptimplota që ndatë me publikun për Femrat Shqiptare! Mbështesim të gjitha femrat të gjejnë forcën për të luftuar diskriminimin dhe për të ndjekur pasionet e tyre të lira e të pakufizuara!”, thuhet në njoftim.

Ja historitë e veçanta të pesë vajzave

Julinda Dhame: Makina ime ka qenë një Toyota Land Cruiser. Ka pasur një gomë një metër dhe kam përplasur nja dy mure shtëpisë. Pasioni për Rally nuk ishte i imi, por i shokëve të mi. Menduam të shihnim Paris Dakar, dhe vendosëm ta bënim edhe në Shqipëri. Makina s’më ka lënë në rrugë, dhe më duhej ta ndërroja vetë gomën, edhe pse kisha thonjtë me xhel. Mjeti ëndrrave të mija është një mjet sportiv Audi R8. Nuk e kam qenë e diskriminuar, jam e para femër që jam marrë me gara me makina dhe më kanë marrë si një model të mirë. Mesazhi im për femrat shqiptare, që janë shumë të sjellshme është të merren me veten e tyre dhe pasionin e tyre.

Eni Daka: Ka qenë një Mercedes Benz 307, furgon, ngjyrë e verdhë. Pasioni për “Pandat” vjen i trashëguar nga babai. Mjeti ëndrrave është një Panda, por tanimë katër herë katër. Shpesh herë jam ndjerë e diskriminuar në rrugë, pasi Panda është makinë e vogël dhe shpesh nuk hapin rrugë. Mesazhi im është që femrat shqiptare duhet të kenë guxim të ngrejë zërin dhe të kërkojnë që të drejtat e tyre të respektohen.

Xheni Haluli: Ka qenë një Nissan Nicra, i vogël me ngjyrë të kuqe. Pasioni i motorit nga babi. ai më ka mësuar të lëvizja me motor. Pasi mora patentën doja ti jepja vetë dhe do i jap vetë, s’do rri më pasagjere. Motori më ka lënë në rrugë sistematiksiht. Motori është sigurisht Harley Davidson, soft tale. Pasionin tim, që kam motorin më është dashur vite e vite për ta pasur timen dhe pavarësisht fjalëve që kam dëgjuar se femrat duhet të luajnë me lule, jo ky është pasioni im.

Balina Bodinaku: Modeli i vjetër, i parë, Mercedes Benz në një muze në Volzburg, sigurisht hipa dhe bëra foto. E diskriminuar jo, e gjykuar po. Shofera, shumica e tyre ndjejnë të nevojshme të japin dhe një mal me këshilla. Mesazhi im është duajeni veten, rrini vetvetja, guxoni të jeni vetja, kërkoni dhe gjeni veten tuaj më të mirë dhe luftoni gjithë jetën për të qenë ajo. Të mos bien preh e presionit të një modeli mashkullor në ngarjen e makinës, të qëndrojnë gratë në timon.

Alexia Karaguni: Klubi shqiptar i automobilit organizoi një garë karting autoslalom ku unë mora pjesë dhe fitova dhe mu dha mundësia të përfaqësoja Italinë në kampionatin botëror dhe garova me 25 vende të tjera të botës. Një pjesë me ka vlerësuar dhe lavdëruar, një pjesë tjetër ka pasur edhe xhelozi, por e kanë kuptuar se unë nuk ndikohesha nga kjo. Mesazhi im është që të mos ndikohen nga paragjykimet, apo çdo gjë që i pengon në rrugën e tyre.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.