Ballina Flash

MUZIKË – Vdes legjenda e xhazit McCoy Tyner

NJU JORK, 7 mars ATSH-ANSA/ – Pianisti amerikan, McCoy Tyner, një nga legjendat e muzikës xhaz, i famshëm për stilin e tij inovativ dhe pjesë e kuartetit ”John Coltrane”, vdiq në moshën 81-vjeçare, njoftoi sot familja.

Një nga pianistët më me ndikim në historinë e xhazit, ai gjithmonë është përfshirë në grupin e vogël të gjigantëve si Herbie Hancock, Chick Corea dhe Bill Evans.

Tyner u konsiderua një nga baballarët e pianos së xhazit bashkëkohor.

Karriera e tij filloi në të njëzetat, me Benny Golson dhe Jazztet Art Farmer.

Në fillim të viteve ’60 ai u bashkua me kuartetin ”John Coltrane”, duke luajtur në albume klasike si ”Një suprem dashurie” dhe ”Gjërat e mia të preferuara”.

Ai ishte anëtari i fundit i mbijetuar i kuartetit, që përfshinte Jim Garrisson, Elvin Jones dhe Coltrane./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalaj për ATSH-në: Në qarkun e Elbasanit nuk ka përmbytje, situata po monitorohet
Artikulli tjetërBashkia e Divjakës: Lumi Shkumbin nuk ka dalë nga shtrati, strukturat në gatishmëri