Bashkia e Divjakës: Lumi Shkumbin nuk ka dalë nga shtrati, strukturat në gatishmëri

TIRANË, 7 mars/ATSH/- Reshjet e shumta të shiut që përfshinë vendin tonë 24 orët e fundit kanë rritur nivelin e ujit në lumin Shkumbin por, Bashkia e Divjakës bën të ditur se lumi nuk ka dalë nga shtrati .

“Deri në këto momente uji nuk ka dalë nga shtrati në asnjë nga fshatrat që shtrihen gjatë lumit, megjithatë strukturat e bashkisë: administratorët ,kryetarët e fshatrave,emergjencat,policia bashkiake janë në gatishmëri të plotë duke monitoruar situatën nga afër”, bën të ditur Bashkia përmes një njoftimi për shtyp.

Në çdo rast, Bashkia apelon banorët të ndjekin udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me strukturat e bashkisë për të evituar çdo lloj problemi të mundshëm./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.