TIRANË, 6 mars/ATSH/- Kosto e Prodhimit (Indeksi i Çmimeve të Prodhimit) shënoi një ulje prej 1.1%, në tremujorin e katërt të vitit 2019, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit paraardhës.
Ndërkohë sipas raportit të publikuar nga Instituti I Statistikave (INSTAT), ky indeks krahasuar me tremujorin e tretë të 2019-s shënoi një ulje prek 0.2%.
Kosto e prodhimit në industrinë përpunuese në tremujorin e katërt 2019, ka shënuar ulje me 1.6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.
Brenda këtij seksioni, referuar, INSTAT-it, ulje më të madhe ka pësuar kosto e prodhimit në aktivitetin e degës së metalurgjisë.me 8%, pasuar nga kosto e prodhimit për përpunimin e produkteve ushqimore dhe atyre minerale jo metalike me 1.7% secili.
Edhe në industrinë nxjerrëse kosto e prodhimit ka shënuar një rënie vjetore prej rreth 3.2%.
Brenda këtij seksioni, thotë INSTAT, ulja më e madhe është shënuar në aktivitetin “nxjerrja e mineraleve metalore” me 5.5%.
Për produktet vendase, kosto e prodhimit në tremujorin e katër të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e katërt të 2018-s shënoi një rënie me të moderuar prej rreth 0.4%.
Uljen më të madhe e kanë shënuar seksionet “industri nxjerrëse” dhe “industri përpunuese” përkatësisht me 2.8% dhe 0.6%./a.gjonaj/





















