TIRANË, 6 mars /ATSH/- 7 miliardë lekë parashikohen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga procesi i legalizimit të pronës.
Sipas të dhënave zyrtare, ky proces ka marrë një dinamikë zhvillimi vitet e fundit, ndërsa miratimi i Ligjit të ri “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Shqipëri” i jep zgjidhje përfundimtare legalizimit të pronës, një çështje kjo e bartur me probleme prej më shumë se 30 vitesh.
Nëpërmjet proceseve të parashikuara në ligjin e ri që miratoi të enjten Kuvendi, të ardhurat që parashikohen të mblidhen, duke iu referuar një vlerësimi financiar të përafërt për secilin nga aktivitetet në fushën e pronësisë, rezulton se numri i legalizimeve arrin në 227 mijë, kundrejt 150 mijë objekte që rezultojnë të legalizuara në fund të 2019. e.xh/























