Ballina Flash

VIDEO/ 6 qendra shëndetësore të rindërtuara nga e para në qarkun e Durrësit

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/560193184841185/?t=1

TIRANË, 5 mars/ATSH/ 100 ambulanca dhe qendra shëndetësore u rehabilituan plotësisht gjatë vitit që lame pas, duke ofruar standarde bashkëkohore për stafin dhe pacientët.

Përmes një video, Kryeministri Edi Rama informoi se vetëm në qarkun e Durrësit, 6 qendra shëndetësore dhe ambulance janë transformuar rrënjësisht.

Qeveria shqiptare nisi zbatimin e një programi kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat të dytë të saj, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standard nga veriu në jug.

“Mirëmëngjes, edhe me 6 qendra të tjera shëndetësore rindërtuar nga e para në qarkun e Durrësit”, shprehet kryeministri Edi Rama, duke iu uruar qytetarëve njëkohësisht një ditë të paqtë.

Konkretisht vitin që shkoi është bërë transformimi i ambulancave në Radë, në Gjepalaj, qendrës shëndetësore Metallë, Hardhishtë, Perlat 2 dhe qendrës shëndetësore Krujë.

Banorët e këtyre zonave shprehen se dikur këto qendra shëndetësore dhe ambulance ofronin kushte të mjerueshme dhe godinat ishin tërësisht të shkatërruara, ndërsa sot kemi kushtet më bashkëkohore.

Edhe vet stafi mjekësor vlerëson investimet e kryera, pasi siç shprehen ata “është një kënaqësi të punosh në kushte të mira, si për ne stafin, ashtu edhe për pacientët”./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQyteti i Zyrihut jep 100 mijë franga për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri
Artikulli tjetërMEKSIKË – Vdes Perez de Cuellar, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së